Publikohen formacionet zyrtare të Partizani - Valmiera

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Partizani - Valmiera

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 19:42
Formacionet

Partizani luan sot ndaj Valmieras ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës, duke qenë një hap larg play-off të turneut.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, të kuqtë kanë mundësinë që të administrojnë një avantazh të tillë.

Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn. Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.

I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget. Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën i cili kthehet në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat