Kolumbia shokon Gjermaninë

Futboll

Kolumbia shokon Gjermaninë

Nga: K. Goca Më: 30 korrik 2023 Në ora: 13:41
Pamje nga ndeshja

Kolumbia ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit H në kuadër të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Australi.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Sydney, ku ishin të pranishëm 40.499 shikues.

Për Gjermaninë shënoi futbollistja Alexandra Popp (89’ – nga penalltia) dhe për Kolumbinë realizuan Linda Caicedo (52') e Manuela Vanegas (90+7').

Kolumbia kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Gjermaninë me 3, Marokun 3 dhe Korenë e Jugut me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat