Kuqezinjtë transferojnë “dëshirën” e Piolit

Futboll

Kuqezinjtë transferojnë “dëshirën” e Piolit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:55
Pamje nga ndeshja

Kuqezinjtë transferojnë “dëshirën” e Piolit!

Milani ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës, kësaj radhe duke transferuar mesfushorin amerikan, Junus Musah.

Pas shumë përpjekjeve, “Djalli” ka arritur të bindë Valencian, me klubin spanjoll që do ta lërë të lirë për 20 milionë euro.

20-vjeçari që kërkohej me ngulm nga Pioli do të kryejë vizitat mjekësore këtë javë teksa pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat