Shkarkohet kryesia aktuale e Shkëndijës, “kuqezinjtë” së shpejti me kryesi të re!

Futboll

Shkarkohet kryesia aktuale e Shkëndijës, “kuqezinjtë” së shpejti me kryesi të re!

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 00:14
Shkëndija

Shkëndija së shpejti pritet të bëhet me kryesi të re, pasi sipas informacioneve që posedojmë, drejtuesit aktual me në krye presidentin Zamir Dika, janë shkarkuar dhe në vend të tyre, pritet të emërohen emra të tjerë, që gjithashtu të kaluarën e kanë pasur të lidhur ngushtë me skuadrën tetovare.

Bashkë me Zamir Dikën nga Shkëndija thuhet se është larguar edhe treshja Harun Isa, Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi.

Deri te këto ndryshime, ka ardhur për shkak eliminimit të Shkëndijës që në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, edhe pse realisht “kuqezinjtë” përballë patën një skuadër gjysmëamatore nga Uellsi, Haverfordëest County.

Mbetet të shihet se kush do të pasojë gjithë këto emra në strukturat më të larta të Shkëndijës, teksa jo zyrtarisht “infOSport.mk”, mëson se në vendin e presidentit pritet të rikthehet Visar Bexheti, ndërsa në rolin e drejtorit sportiv, përmenden emra si Ardian Cuculi dhe Agim Ibraimi.

Me ndryshimet e reja, nuk përjashtohet edhe mundësia e emërimit të një trajneri të ri, edhe pse ky opcion është më i vështirë, pasi Ardian Nuhiu, vetëm sa ka nisur punën me Shkëndijën dhe i njëjti me shumë gjasa do të udhëheq skuadrën edhe në ndeshjet kampionale, që startojnë me 6 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat