Marotta ndez ëndrrat e tifozëve

Futboll

Marotta ndez ëndrrat e tifozëve

Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:31
Beppe Marotta

Beppe Marotta, drejtori i përgjithshëm i Inter-it, ka folur për sezonin aktual dhe planet për të ardhmen: “Është një gëzim i madh. Do të pres lojtarët, stafin dhe trajnerin në sheshin Duomo sepse ata janë protagonistët e këtij titulli”.

Një kampionat i dominuar pas një finale të humbur në Champions League, sinjal i një rritje të vazhdueshme në fushë për Inter-in:

“Grupi është rritur shumë, nëpërmjet humbjes kemi fituar guxim, eksperiencë dhe vendosmëri. Cilësi të rëndësishme për të arritur rezultate të jashtëzakonshme”.

Për Marotta-n ky i këtij viti është titulli i dhjetë: “Është ndryshe të punosh te një klub i madh, ka presion të madh dhe duhet të jesh i aftë të marrësh vendime me përgjegjësi. Më pas duhet guximi për të vendosur pavarësisht kritikave”.

Me Simone Inzaghi-n në fushë, objektivi i Inter-it dhe i Marotta-s është që të hapet një cikël fitues:

“Ai e ka kaluar provimin, ka treguar se është i aftë siç ne e dinim, por edhe fitues. Më mirë se ai nuk mund të kërkosh dhe nuk mund të gjesh, nuk jemi as në gjysmën e ciklit”.

Cikël që do të mbështetet te rinovimi i Lautaro Martinez: “Skuadra duhet përmirësuar duke bërë llogaritë me financat. Do të bëjmë një merkato kreative”, ka përfunduar Marotta].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat