Tirana nuk i bën ballë Besiktasit

Futboll

Tirana nuk i bën ballë Besiktasit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 22:16
Golin e nderit te Tirana e shënoi Kaina në minutën e 83’ të ndeshjes.

Skuadra e Tiranës është mposhtur nga gjiganti turk, Bsiktasi në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Vodafone Park”, Besiktasi e ka mposhtur Tiranën me rezultat 3:1.

Golat për vendasit i shënuan Onur Bulut (minuta e 21’), Jackson Muleka (minuta e 42’) dhe Semih Kilicsoy (minuta e 90+4’).

Ndërkaq, golin e nderit te Tirana e shënoi Kaina në minutën e 83’ të ndeshjes.

Ndeshjen e kthimit Tirana kundër Besiktasit do ta zhvillojë më 3 gusht në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final, 3:1 në favor të Besiktasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat