Drita mposht me rezultat tenistik skuadrën e Ligës së Parë

Futboll

Drita mposht me rezultat tenistik skuadrën e Ligës së Parë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 20:59
Drita

Drita ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore brenda 24 orëve.

Pasi barazuan me Prishtinën 1-1 në Obiliq, gjilanasit në stadiumin e qytetit janë takuar me Vllazninë e Pozhoranit.

Drita ka arritur të fitoj këtë ndeshje me rezultat tenistik 6-0.

Ka qenë një dominim i Dritës nga fillimi e deri në und të ndeshjes, derisa trajneri Akis Vavalis iu ka dhënë hapësirë të gjithë futbollistëve.

Blend Baftiu realizoi dy gola në këtë sfidë, derisa nga një tjetër e shënuan edhe Blerim Krasniqi, Ardit Tahiri, Muharrem Jashari dhe Ovouka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat