Nuk dihet e ardhmja e lojtarit

Futboll

Nuk dihet e ardhmja e lojtarit

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 20:16
Huan Kuadrado

Huan Kuadrado ka filluar të konsiderojë një lëvizje te Fenerbahce pas largimit të tij nga Juventusi si lojtar i lirë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Alfredo Pedulla.

Kontrata e 35-vjeçarit skadoi më 1 korrik, duke i dhënë fund aventurës me klubin pas 8 viteve.

Ndërkohë, Fenerbahçe ka disa javë që është interesuar për të dhe është gati që të plotësojë dëshirat e futbollistit për të siguruar firmën e tij.

Në 314 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Juves, ai shënoi 26 gola dhe dhuroi  65 asiste, duke kontribuar në fitimin e pesë titujve të Seria A dhe katër tituj të Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat