Kukësi përforcohet në mbrojtje me një “dardan”

Futboll

Kukësi përforcohet në mbrojtje me një “dardan”

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:51
Blerim Sahitaj

Një përforcim i ri për Kukësin. Klubi verilindor këtë të shtunë zyrtarizoi futbollistin më të ri të skuadrës, Blerim Sahitaj, i cili duke iu referuar vetë postimit të klubit, ka firmosur kontratë 2-vjeçare.

Sahitaj, 23-vjeçar, i lindur në Prizren, vjen nga kampionati i Kosovës, ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Lirisë. Ai luan si mbrojtës krahu.

Afrimi i tij është pjesë e politikës së klubit për këtë sezon, me Kukësin që ka hedhur sytë nga Kosova, kampionat ku pretendojnë të marrin edhe disa elementë premtues për të ardhmen.

Nën urdhrat e trajnerit Hallaçi janë vendosur disa lojtarë “dardanë” pikërisht për t’u provuar. Klubi pritet të ketë një buxhet të reduktuar për sezonin e ri, çka e bën të vështirë të imagjinosh një skuadër me objektiva madhorë, me teknikun Hallaçi që ka në dispozicion një numër të kufizuar lojtarësh.

Përveç Blerim Sahitajt, lëvizjet deri më tani kanë qenë me pikatore, pasi në klub ka rinovuar vetëm Altin Bytyçi teksa është arritur marrëveshja edhe me ish-lojtarin e Bylisit, Vasilis Zogos.

Për sa u përket lojtarëve të sezonit të kaluar pas një eksodi të mirëfilltë këtë verë, pjesë e skuadrës kanë mbetur Tafas, Bytyçi, Lamçe, Berisha, Mohmo, Abdou, Hasaj, Domi, Sula dhe Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat