Koulibaly: Tani mund të ndihmoj familjen, do ndërtoj një klinikë

Futboll

Koulibaly: Tani mund të ndihmoj familjen, do ndërtoj një klinikë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:51
Koulibaly

Pas vetëm një sezoni në radhët e Chelseat, Kalidou Koulibaly u largua nga Londra teksa firmosi në Arabinë Saudite me klubin e Al Hilal.

Mbrojtësi nuk mundi t’i rezistonte parave të sheikëve dhe senegalezi së fundmi shprehet se nuk e ka aspak problem ta pranojë se u transferua në Lindjen e Mesme prej aspektit financiar.

“Nuk e mohoj që paratë janë një arsye e fortë pse erdha në Arabi, tani mund të ndihmoj familjen time.

Nga prindërit te kushurinjtë, dua që ata të jetojnë mirë. po ashtu do të mbështes edhe disa aktivitete sociale në Senegal.

Në fshatin e familjes do të ndërtoj një klinikë dhe kam shumë projekte për të ndihmuar të rinjtë.

Një tjetër plus për t’u transferuar në Arabi është edhe fakti se bëhet fjalë për një vend musliman, edhe unë jam i kësaj feje”, u shpreh Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat