Milan kërkon forcimin e sulmit, 3 opsione në “tavolinë” për “kuqezinjtë”

Futboll

Milan kërkon forcimin e sulmit, 3 opsione në “tavolinë” për “kuqezinjtë”

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 23:31
Milan

Me Zlatan Ibrahimovic që dha “dorëheqjen” nga karriera e tij futbollistike dhe rikthimin e Brahim Diaz te “galaktikët” e Real Madrid, “kuqezinjtë” e Milan padyshim që kanë si objektiv kryesor këtë merkato vere forcimin e vijës së sulmit.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzeta dello Sport”, i “përzgjedhuri” i “kuqezinjve” është “bomberi” i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, me këtë të fundit që do të largohet si transferimi i lirë nga gjermanët dhe tashmë ka marrë ofertën e parë nga “gjigandët” francezë të PSG.

Milan është në pritje të vendimit të Thuram dhe nëse ai refuzon PSG dhe bashkohet me italianët, në sezonin e ri skuadra do të ndërtohet rreth tij dhe Rafael Leao. Milanezët kanë gjithashtu disa opsione rezervë në rast se Marcus dështon.

“Kuqezinjtë” po tregojnë gjithashtu interes dhe për italianin e “çekiçëve” të West Ham, Gianluca Scamacca, me përfaqësuesit e klubit të cilët kanë komunikuar me lojtarin dhe ai mund të kalojë te Milan në formë huazimi, mirëpo në garë për “të kaltrin” janë gjithashtu dhe Roma e Inter.

Një tjetër opsion është gjithashtu dhe “bomberi” iranian i Porto, Mehdi Taremi, me 30-vjeçarin që arriti të shpallej këtë sezon golashësënuesi më i mirë në Kampionatin portugez të futbollit, Liga NOS dhe mund t’i japë goxha dinamikë sulmit të Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat