FSHF e dënoi 1 vit, martohet portieri i Kosovës

Futboll

FSHF e dënoi 1 vit, martohet portieri i Kosovës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 00:23
Visar Bekaj me nusen e tij

Portieri o kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, po vë në rrezik karrierën me dënimin 12 muaj nga Komisioni i Disiplinës për shkak të incidenteve të ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës gjatë ndeshjes Tirana-Bylis që përfundoi me rezultatin 2-2. 

Bekaj nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ai rrezikon të humbasë shansin e karrierës për të kaluar në Turqi në një skuadër më të mirë.   

Ndërkohë pavarësisht telasheve të fundit në karrierën sportive, kjo nuk e ka penguar aspak portierin e Tiranës, që t’i jap fund beqarisë duke lidhur kurorën me partneren e tij ditën e sotme.  

Portieri shpreson që ky vendim i rëndësishëm në jetë t’i sjell fat në të ardhmen, ku e pret një karrierë e ndritur në aspektin futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat