Hakohet profili zyrtar i Maradonës

Futboll

Hakohet profili zyrtar i Maradonës

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:38
Hakohet profili zyrtar i Maradonësm vendoset Pele

Hakohet profili zyrtar i Maradonës në Facebook me 12 milionë ndjekës, fotoja e tij zëvendësohet me atë të Pelé!

Sot, 24 maj 2023, ndodhi një episod hakerimi, i cili preku profilin zyrtar në Facebook të Diego Armando Maradona. Autori i sulmit ka publikuar një sërë fotosh dhe postime fyese kundër të paharruarit “Pibe de Oro”.

 Hakeri, me sa duket i kombësisë braziliane, modifikoi imazhet e profilit dhe kopertinës së tij, duke zëvendësuar foton e kampionit që udhëhoqi Napolin drejt suksesit në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90 me një foto të Pele.

Ky veprim u shoqërua me komente vulgare dhe ironike për vdekjen e Maradonës dhe varësinë e tij nga droga në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat