Blerim Xhemaili shënon dy gola në Zvicër, Zurich barazon

Futboll

Blerim Xhemaili shënon dy gola në Zvicër, Zurich barazon

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 16:14
Pamje nga ndeshja

Blerim Xhemaili është autori i dy golave dhe të dyja nga penalltia!

Zurich si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Sionin.

Ky ishte derbi i skuadrave që luftojnë për ekzistencë në elitën e futbollit zviceran.

Për Sionin shënuan Fortune (20'), Cyprien (44') dhe për Zurich realizoi Blerim Xhemaili (25' - nga penalltia e 78’ - nga penalltia).

Xhemaili dështoi në penalltinë e dytë, por ajo u përsërit edhe një herë dhe herën e dytë nuk gaboi.  

Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 60-të.

Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu, u paraqitën titullarë për Zurich-un.

Bledian Krasniqi futet në lojë në minutën e 61-të në radhët e Zurich dhe Kevin Halabaku u aktivizua nga minuta e 65-të për Sionin.

Zurich është në vend të tetë me 34 pikë e Sioni në të nëntin  me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat