Ndryshohet ora e finales së FA Cup

Futboll

Ndryshohet ora e finales së FA Cup

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:15
Logo e Manchester Utd dhe Cityt

Pas shumë ulje-ngritjesh gjatë këtij sezoni “djajtë” e Manchester United arritën të siguronin finalen e FA Cup, teksa në raundin e fundit drejt trofeut të dytë sezonal, djemtë e Erik ten Hag do të përballen me “qytetarët” e Pep Guardiola, në një “derbi” të vërtetë Mançesteri.

Mirëpo, vetëm pak ditë pas publikimit të datës dhe të orës së finales, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të bëjë një ndryshim.

Përballja e Mançester ishte programuar të zhvillohej pasditen e 3 qershor në orën 14:00 më atë angleze dhe në orën 15:00 me orën tonë lokale, por ditën e sotme pa ndonjë arsye të veçantë Federata vendosi të ndryshonte orën.

Kështu, finalja nuk do të nisë më në orën 14:00, por në 15:00 me atë angleze dhë në orën 16:00 me orën tonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat