“Poker” i Freiburgut, kalon pengesën Schalke 04

Futboll

“Poker” i Freiburgut, kalon pengesën Schalke 04

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:05
Lucas Holer

Freiburg bëri detyrën ndaj Schalke 04 dhe vijon të jetë në garë për një vend në katërshen e parë. 4:0 fituan djemtë e Streich përballë “Bluve Mbretërorë” dhe renditen përkohësisht në vendin e tretë.

Michael Gregoritsch ishte protagonisti kryesor i pjesës së parë me një dygolësh. Lucas Holer shënoi të tretin për vendast edhe falë ndihmës së portierit kundërshtar.

Ndërkohë, Matthias Ginter kompletoi suksesin me “poker” për Freiburgun.

Ndeshje për t’u harruar për Schalke 04, që mbetet në zonën e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat