Galtier shpërfill akuzat

Futboll

Galtier shpërfill akuzat

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:29
Galtier

Tekniku i PSG, Christophe Galtier duket se është i bindur mjaftueshëm se do t’i shpëtojë paq akuzave për abuzime raciste ndaj ngjyrës së lëkurës apo fesë në kohën kur francezi drejtonte ekipin e Nice, sezonin e shkuar.

Galtier duket aq i bindur saqë, për mediat ditën e sotme, 56-vjeçari tregoi se po bën planet për sezonin e ardhshëm me kampionët francezë.

“Një vlerësim do të bëhet në fund të sezonit. Ishte një sezon i vetëm, me një Kupë Bote në mes dhe ne do të duhet të analizojmë se çfarë ndodhi në pjesën e parë dhe të dytë.

Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar skuadrën dhe lojën.

Tashmë po pres me padurim sezonin e ardhshëm në këtë stol”,- u shpreh Galtier në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat