Ky organizon gara ilegale dhe me urdhrat e Beogradit në Kosovë!

Futboll

Ky organizon gara ilegale dhe me urdhrat e Beogradit në Kosovë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 prill 2023 Në ora: 14:59
Igor Uljareviq

Të gjitha aktivitetet ilegale sportive dhe me program të Serbisë të ndërpriten, madje ata që organizojnë kësi gara duhet të arrestohen dhe të përgjigjen penalisht para drejtësisë për faktin se po e shkelin sovranitetin e shtetit të Republikës së Kosovës!

Igor Uljareviq ka qenë ish - lojtar i ish Napredakut nga Istogu dhe është në krye të një farë federate fantome të futbollit, që dirigjohet nga Beogradi përkatësisht nga Federata e Futbollit e Serbisë, që sot ka kryetar Dragan Xhajiqin, që vjen nga klubi famëkeq dhe më i urryer jo vetëm në Ballkan, Cërvena Zvezda.

Në një pjesë të Mitrovicës dhe disa vende tjera të Kosovës, ekzistojnë klube jo vetëm të futbollit, që nuk i njohin institucionet e Kosovës.

Është Trepça fantome në futboll, Mokra Gora e Zubin Potoku që garojnë në Ligat e Serbisë po ashtu edhe në hendboll Mokra Gora, pastaj në basketboll, volejboll etj. 

Përveç këtyre ka edhe disa klube që garojnë në disa vende tjera në Kosovë me program të Serbisë, siç është në futboll Graçanica në periferi të Prishtinës.

Uljareviq duhet të jap përgjegjësi për këto aktivitete ilegale në Kosovë.

Klubet serbe që veprojnë në Kosovë duhet të luajnë në garat që organizohen nga Federata e Futbollit e Kosovës, e basketbollit, e hendbollit, e volejbolli etj.

Mos të lejohet asnjë aktivitet që organizohet nga ilegalët që veprojnë në Zuvin Potok, një pjesë të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit,  Graçanicës etj. 

Igor Uljareviq duhet të përgjigjet penalisht për këto aktivitete dhe të gjithë të tjerët që janë në krye të federatave fantome dhe financohen nga mjete të dyshimta financiare nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat