Sondazhi në UEFA, Kosova favorite ndaj Izraelit

Futboll

Sondazhi në UEFA, Kosova favorite ndaj Izraelit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Kur kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore deri te fillimi i ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës, sipas shumë tifozëve, “Dardanët” po konsiderohen favoritë në këtë përballje.

Në sondazhin në faqen zyrtare të UEFA-s, ku iu kërkohet tifozëve të votojnë për fituesin e ndeshjes, Kosova po prin me 59%.

Ndërkaq, 35% kanë votuar Izraelin si triumfues në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit.

Në anën tjetër, 6% e votuesve kanë vendosur që kjo ndeshje do të përfundojë me barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat