Ferizaj të motivuar ndaj Ballkanit

Futboll

Ferizaj të motivuar ndaj Ballkanit

Më: 17 mars 2023 Në ora: 18:57
Ferizaj

Ferizaj është skuadra më në formë në pranverë në elitën e futbollit tonë.

Bardhekaltërtit kanë marrë 14 pikë nga shtatë ndeshje duke treguar formë të shkëlqyer.

E në xhiron e ardhshme, të besuarit e Andrej Panadic presin kampionin në fuqi Ballkanin që është në krizë të rezultateve.

Por ferizajasve nuk i bën përshtypje si duket që kanë përballë kampionin në fuqi të Kosovës, pasi bëhen gati për një fitore të radhës.

“Nëse stërvitesh keq, luan keq.

Nëse punon si bishë në stërvitje, luan në të njëjtën mënyrë”, ka shkruar faqja zyrtare e Ferizajit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat