Çerekfinalet e Championsit, UEFA cakton datat e sfidave

Futboll

Çerekfinalet e Championsit, UEFA cakton datat e sfidave

Më: 17 mars 2023 Në ora: 15:53
Trofeu i Champions League

Ndeshjet e çerekfinaleve të Champions League do të dhurojnë një spektakël të garantuar.

Ka përballje shumë interesante në të 8 sfidat dhe do të jetë shumë e vështirë që të përcaktohen se cilat janë 4 skuadrat që do të vazhdojnë më tej në turne.

UEFA ka bërë të ditur pak orë pas shortit edhe kalendarin e ndeshjeve të cilat si zakonisht do të ndahen në dy ditë, të martën dhe mërkurën.

Sfidat e para do të luhen me datat 11-12 prill dhe ndeshjet e kthimit më datat 18-19 prill.

UEFA ka ndarë në ditë të ndryshme ekipet milanezë, duke ditur interesimin e madh që ka për dy skuadrat të cilat në fakt mund ta shohin njëra-tjetrën si kundërshtare në gjysmëfinalet e turneut.

E martë, 11 prill
Benfica -Inter
Manchester City - Bayern

E mërkurë, 12 prill
Real Madrid-Chelsea
Milan-Napoli

E martë, 18 prill
Chelsea-Real Madrid

Napoli-Milan

E mërkurë, 19 prill
Inter-Benfica
Bayern-Manchester City

Të gjitha ndeshjet luhen në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat