Ditë e keqe për Mërgim Berishën dhe Elvis Rexhbeçajn 

Futboll

Ditë e keqe për Mërgim Berishën dhe Elvis Rexhbeçajn 

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 17:34
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Mërgim Berisha e  Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun pësuan humbje me rezultat 3:1 në konak të Mainzit.

Një ditë e keqe për Berishën dhe ekipin e tij.

Vendasit treguan më shumë dhe si rezultat i kësaj edhe arkëtuan tre pikë.

Për Mainz shënuan Lee Jae-Sung (21' e 52'), Onisiwo (24') dhe për Augsburg realizoi Demiroviq (28' - nga penalltia).

Berisha dhe Rexhbeçaj, u paraqitën standardë.

Mainz renditet në vend të 11-të me 26 pikë dhe Augsburg është në të 13-tin me 21 pas 20 jave në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat