Mbetet të kryhet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mbetet të kryhet vetëm zyrtarizimi

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:29
Rrapaj

Gjithçka është mbyllur mes palëve dhe në ditët në vijim pritet të kryhet edhe zyrtarizimi. Arinaldo Rrapaj do të transferohet te kampionët e Bullgarisë.

“Mach Telegraf” bën me dije se Rrapaj ka arritur marrëveshjen me Ludogoretz-in.

Megjithatë, media në fjalë shton se lojtarit të Partizanit i duhet të presë për të qenë pjesë e ekipit.

Rrapaj me shumë mundësi do të huazohet për të pasur më tepër minuta në këmbë, pasi konkurenca për një vend titullari është e madhe.

Gjithsesi ecuri e tij gjatë huazimit do të ndiqet me kujdes, sepse lojtari shqiptar është një investim i rëndësishëm pë të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat