Yjet e Brazilit injoruan homazhet për Pelen

Futboll

Yjet e Brazilit injoruan homazhet për Pelen

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:11
Yjet e Brazilit injoruan homazhet për Pelen

Qindra mijëra njerëz nderuan figurën e legjendës Pele duke marrë pjesë në homazhet që u zhvilluan në stadiumin e Santos e më pas duke shoqëruar kortezhin funebër deri në varrezat ku do të prehet trupi i ish-futbollistit të njohur brazilian.

Por në Brazil kanë shpërthyer polemikat rreth faktit se thuajse asnjë prej ish-futbollistëve të njohur të dekadave të fundit, nuk mori pjesë në homazhet për Pele, duke e vlerësuar si ngjare të turpshme këtë mungesë.

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, Vampeta, ka shpjeguar se kjo ka të bëjë me kulturën që mbizotëronte tashmë në futbollin brazilian. Ai kujtoi se edhe gjatë Botërorit të Katarit, kishte një ceremoni nderimi për legjendën Pele pasi u mësua se ishte i sëmurë dhe të pranishëm ishin emra si Mateus e Zaneti, por jo yjet e futbollit brazilian.

“Do të them të vërtetën, ky është një moment trishtimi. Por futbollistët këtu në Brazil, kryesisht yjet e mëdhenj, nuk shkojnë nëse nuk i paguan. Ata munguan edhe në homazhet ndaj Pele që u bënë në Katar. Ishin Mateus,

Zaneti, ishte e gjithë bota. Por po nuk i hodhe para nuk shkojnë. Edhe vetë Pele, kur ishte i gjallë, nuk shkonte po të mos e paguanin”, tha Vampeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat