Allegri: Nëse Messi fiton do ishte një “kurorëzim” ideal i karrierës së tij

Futboll

Allegri: Nëse Messi fiton do ishte një “kurorëzim” ideal i karrierës së tij

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Allegri

Teksa gjithë Bota po pret me padurim nisjen e Argjentinë-Francë, trajnerët dhe lojtarët të cilët do e ndjekin ndeshjen si spektatorë kanë dhënë mendimet e tyre, për fituesit.

Në ndër këta “tifozë” special është dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ku shpreson që lojtarët e tij, Rabiot, Paredes dhe Di Maria të shënojnë nga 1 gol në finalen e madhe.

“Unë vetëm shpresoj që të paktën një nga Rabiot, Paredes dhe Di Maria të fitojë. Messi?

Çdo epokë ka lojtarin e saj: atje ishte Pelé, pastaj Maradona dhe tani nëse Leo fiton do të kurorëzojë karrierën e tij të jashtëzakonshme”,- është shprehur Allegri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat