Vardari sfidohet nga skuadra shqiptare 

Futboll

Vardari sfidohet nga skuadra shqiptare 

Nga: K. G. Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:36
Gostivari

Janë caktuar gjyqtarët e javës së 9-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Ndeshjet do të luhen të dielën (me 23 tetor) me fillim në orën 14:00. 

Derbi është mes skuadrës shqiptare, Gostivarit dhe asaj maqedone, Vardarit të Shkupit.

Arsimi është mysafir i Sasa-s, ndërsa Besa e pret Kozhufin dhe Voska ndeshet me Teteksin. 

Ndeshjet dhe gjyqtarët

Boreci – Pelisteri, Dejan Mlladenovski (Shkup)
Karaorman – Detonit, Aleksandar Vasilevski (Shkup)
Pehçeva – Ohrid, Marjan Dejanoski (Kërçovë)
Sasa – Arsimi, Boby Veliçkov (Veles)
Besa – Kozhuf, Fatmir Bafto (Ohër)
Gostivari – Vardari, Done Ristovski (Gjevgjeli)
Voska – Teteksi: Vlatko Ilioski (Prilep)
Slloga – Bellasica, Josip Barton (Shkup(

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat