Salihamixhiq: Ishim në negociata me Haaland

Futboll

Salihamixhiq: Ishim në negociata me Haaland

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:55
Haaland

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq, ka pranuar se klubi nga Munihu ka negociuar me futbollistin norvegjez Erling Haaland, i cili në fund nënshkroi për Manchester Cityn.

Haaland (22-vjeç) ka luajtur për Borussia Dortmundin në dy edicionet e mëparshme dhe drejtuesit e Bayernit ishin të interesuar për ta transferuar futbollistin norvegjez. Megjithatë, Haaland u dakordua me Manchester Cityn në fillim të majit dhe më 13 qershor nënshkroi kontratë me klubin anglez, e ku Borussia mori si dëmshpërblim 60 milionë euro.

“Nuk është sekret që ne kemi negociuar. Në fund nuk na funksionoi për arsye të ndryshme. Nuk dua të fajësoj lojtarin. Ai zgjodhi opsionin që sipas tij ishte më i miri për të”, tha Salihamidzic.

Erling Haaland është një tifoz i madh i Manchester Cityt, pasi babai i tij Alfie luante për “Qytetarët”. Sulmuesi norvegjez ka shënuar tre gola në katër ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat