Kërkon rikthimin

Futboll

Kërkon rikthimin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:17
Eric Ten Haag

Ten Haag “i dashuruar” me holandezët, kërkon rikthimin e një “ish”-i te Man. United!

Aventura e Memphis Depay te Barcelona është drejt fundit. I transferuar në qershor të vitit 2021, holandezi nuk arriti kurrë të bindte drejtuesit e katalanëve, të cilët tashmë të zhgënjyer e kanë nxjerrë sulmuesin në merkato.

Sipas raportimeve të mediave, 28-vjeçari po shqyrton mundësinë e një rikthimi në Premier League te skuadra e Manchester United, pasi në sezonet 2015-2017 ka veshur pikërisht fanellën e “djajve të kuq”.

Pikërisht trajneri Eric Ten Haag është ai që po sponsorizon rikthimin e Depay në “Old Trafford”, ndërsa mediat holandeze raportojnë se sulmuesi ka refuzuar edhe ofertën e Tottenhamit, pikërisht për rikthimin te “djajtë e kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat