Werner: Argjentina, favorite për titull

Futboll

Werner: Argjentina, favorite për titull

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:20
Werner: Argjentina, favorite për titull

Sulmuesi i kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner ka dhënë disa komente lidhur me Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi i Chelseat, beson se Argjentina është një nga favoritet më të mëdha për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai bazohet për këtë koment edhe në finalen që Argjentina e luajti ndaj Italisë.

“Argjentina është brilante. E kemi parë kundër Italisë, ata shënuan tri gola në atë finale. Mendoj se ata janë favoritët për Kupën e Botës”, shtoi gjermani.

Argjentina është në një seri të jashtëzakonshme nën urdhrat e Lionel Skaloni, kur edhe fitoi Kupën e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat