Lahm flet për dominimin e Bayernit

Futboll

Lahm flet për dominimin e Bayernit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:38
Philipp Lahm

Bayern Munich këtë fundjavë siguroi titullin e 10 radhazi në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën Borussia Dortmund në ‘Der Klassiker’ për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Bundesliga. Ky ishte i 10 radhaz

Për Philipp Lahm, ish-kapitenin e Bayern, kjo nuk është një gjë e mirë as për vet skuadrën.

“Nuk është mirë, s’ka dyshim për këtë. Nuk është mirë as për Bayernin që ta fitojë titullin kaq herët”, ka thënë Lahm.

“Fitimi i titujve radhazi duhet të ndodh, por duhet të jetë më ngushtë. Duhet pasur entuziazëm deri në fund”, shtoi ish-kapiteni.

Dominimi i Bayern po vazhdon në kampionatin gjerman, por në garat evropiane ata këtë vit morën një dush të ftohtë nga Villarreali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat