Në fund të vitit tërhiqet

Futboll

Në fund të vitit tërhiqet

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:35
Higuain

Një nga sulmuesit më profilikë në botën e futbollit, Gonzalo Higuain përgatit t’i japë fund karrierës.

Ish-sulmuesi i Real Madrid, Napolit e Juventus aktualisht pjesë e Inter Miami është në moshën 35-vjeçare dhe mesa duket se nuk ka më motivimin e duhur për të vazhduar sportin më popullor në botë.

Është babai i argjentinasit, Jorge Higuain i cili thekson se djali i tij nuk do të rikthehet në vendlindje për të luajtur futboll. “Djali më ka thënë se në fundin e këtij viti do t’i japë lamtumirën futbollit. Pas aventurës në MLS, Higuain nuk do të kthehet në Argjentinë për t’u marrë sërish me futbollin.

E përsëris; Higuain më tregoi se në fundin e këtij viti do të tërhiqet nga futbolli”, u shpreh Jorge. Gjatë karrierës së tij, Higuain është autor i më shumë se 150 golave të shënuar ndërsa ka fituar trofe të rëndësishëm me Realin dhe Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat