Duka: Ja çfarë do sjellë kjo strategji

Futboll

Duka: Ja çfarë do sjellë kjo strategji

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Duka: Ja çfarë do sjellë kjo strategji

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, në një event ku kanë marrë pjesë drejtues të FSHF-së, personalitet nga bota e futbollit, e jo vetëm.

Duke folur për këtë strategji, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se kjo ajo do të ketë si synim të vazhdojë: “ 1. Promovimin e një qasjeje të konsoliduar ndaj lidershipit në të gjitha aspektet e FSHF-së

Zhvillimin e përvojës më të mirë në organizimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit në vend

Ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunuese me të gjitha klubet

Dialogimin e vazhdueshëm me institucionet shtetërore dhe shoqatat tona rajonale për të mbështetur realizimin e objektivave strategjikë

Ofrimin e mundësive edukative për trajnerët e klubet për të ruajtur nivelet e larta të cilësisë, infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin

Lidhjen direkte të klubeve profesioniste dhe amatore me FSHF-në dhe nxitjen e tyre për rritjen e numrit të lojtarëve

Standardet e nevojshme për klubet private, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të marrin përvojën më të mirë të mundshme në futboll

Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,aposituata social-ekonomike

Rritjen e mëtejshme të klubeve anëtare të Federatës së Futbollit”

Si një pogram i prezantuar nga kreu i FSHF-së, që ka nisur dhe ka si synim që të zhvillohet më tej deri në vitin 2025 në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat