KF Drenasi udhëton drejt Shqipërisë, para nisjes ndalet tek shtatorja e familjes Jashari

Futboll

KF Drenasi udhëton drejt Shqipërisë, para nisjes ndalet tek shtatorja e familjes Jashari

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:37
KF Drenasi udhëton drejt Shqipërisë, para nisjes ndalet tek shtatorja e familjes Jashari

KF Drenasi sot niset drejt Shqipërisë, atje ku do të zhvillojë fazën përgatitore për stinorin pranveror në Ligën e Parë.

Pas disa transferimeve mjaft kualitative, skuadra vlerëson se energjia dhe motivi nuk do t’i mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Por, para nisjes drejt Shqipërisë, klubi nga Drenasi është ndalur për të bërë foto tek shtatorja e familjes heroike të Jasharajve.

“Si zakonisht, një foto para shtatorës së familjes Jashari, aty ku gjithmonë dhe çdo herë jemi falënderues dhe marrim motivim për suksese të reja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë fazës përgatitore, Drenasi do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, ndaj Strugës, Vushtrrisë dhe Flamurtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat