Duel mes rivalëve për titull

Futboll

Duel mes rivalëve për titull

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 16:13
Duel mes rivalëve për titull

Vllaznia e mbyll vitin me ndeshjen kundër Kukësit në shtëpi. Shkodranët synojnë fitoren me qëllim që të barazojnë me pikët miqtë dhe të afrohen më shumë me kryesuesit e kampionatit.

Ekipi i Brdariç vjen nga barazimi pa gola ndaj Dinamos , por fakti që luajnë përpara tifozërisë së tyre, u jep një shtysë më shumë për të marrë tre pikët.

Kukësi nga ana tjetër mundi Partizanin me përmbysje dhe gjendet vetëm 3 pikë larg kryesuesve. Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione pasi përballen dy prej skuadrave pretendente për titullin kampion.

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Latifi, Gjorgjeviç.

Trajner: T. Brdariç.

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Marku,Lulaj, Bytyçi, Basa, Gj. Taipi. De Lukas, Sh. Taipi, Feizhao, Milunoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat