Ka shkruar historinë me Realin

Futboll

Ka shkruar historinë me Realin

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Ka shkruar historinë me Realin

Agjenti i Toni Kroos beson se mesfushori gjerman është “transferimi i shekullit” për numrin një të Real Madridit, Florentino Perez.

Kroos u transferua në Spanjë në vitin 2014 nga Bayern Munich për vetëm 25 milionë euro.

Ai ka shkruar historinë me Realin duke fituar mbi 10 trofe, përfshirë tre tituj të UEFA Champions League.

Ai është shndërruar në lider te Reali, duke qenë njëri prej më të rëndësishmëve në skuadër dhe është blerë vetëm 25 milionë euro, andaj për këtë agjenti i lojtarit e konsideron si blerjen më të mirë në vitet e fundit.

Kroos, vetëm 31-vjeçar, është në një formë fantastike këtë sezon dhe ka edhe shumë për të dhënë në fushë me fanellën e bardh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat