Effenberg: Ja si duhet të ndryshojë votimi

Futboll

Effenberg: Ja si duhet të ndryshojë votimi

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:25
Effenberg: Ja si duhet të ndryshojë votimi

Edhe Stefan Effenberg ka folur në lidhje me Topin e Artë të fituar nga Lionel Messi:

“Sipas mendimit tim, duhet ta kthejë mbrapsht çmimin. Nuk i duhet pasi e ka fituar gjashtë herë më parë, me të drejtë për rezultatet e tij fantastike”, ka shkruar ish-mesfushori në rubrikën e tij për T-online.

“Vendimi për t’ia dhënë atij është me të vërtetë i pakuptueshëm. Robert Lewandowski dhe kampioni europian Jorginho e meritonin çmimin.

“Do t’i këshilloja që të ndryshonin metodën e votimit; duhet të jenë ish-fituesit e Topit të Artë që të votojnë për pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë: kush më mirë se ata e di se çfarë duhet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat