Grabitësit e lidhin dhe e torturojnë, pa

Futboll

Grabitësit e lidhin dhe e torturojnë, pa

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:10
Grabitësit e lidhin dhe e torturojnë, pa

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar me hanxhar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se të largoheshin me sende me vlerë nga shtëpia.

Lojtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është u tërhequr zvarrë nëpër shtëpi nga banditë të veshur me kapuç, të cilët kishin hyrë në pronën e tij me vlerë 1.5 milionë paund. Ngjarja ndodhi javën e kaluar në pushimin e kombëtareve.

Grabitësit, të cilët kanë menduar se askush nuk gjendej në shtëpi janë surprizuar nga prania e yllit të Premier Ligës i cili nuk kishte udhëtuar me kombëtaren.

Sipas ‘’The Sun’’, e dashura e futbollistit ka qenë duke bërë një dush më pas të dy janë lidhur nën kërcënimin e hanxharëve.

Grabitësit janë larguar me orë, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë duke lënë më pas të lirë çiftin. Klubi i lojtarit është tronditur nga ngjarja dhe ka kërkuar të merren menjëherë masa, por emri i futbollistit ka ngjallur shumë dyshime në Angli pasi aludimet nuk kanë munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat