Një alternativë

Futboll

Një alternativë

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 15:22
Një alternativë

Një alternativë dhe zgjidhje shumë e mirë për krahët e mbrojtjes vjen për Rejën nga Spanja.

Bëhet fjalë për Ivan Balliun që ka shkëlqyer në dy takimet e para me Rayo Vallecano.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka dalë nga shkolla katalanase e futbollit, ndërsa po arrin që të lërë gjurmë në këtë sezon të ri n La Liga.

Megjithëse Vallecano i ka humbur të dy takimet me Sevilla dhe Sociedad, Balliu ka pasur notë pozitive.

Futbollisti vlerësohet jo vetëm për faktin që ndihmon së tepërmi në mbrojtje duke i thyer aksionet kundërshtarit, por nga ana tjetër edhe për ndihmën e madhe në sulm dhe mënyrën si lëviz me topin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat