Scholes ka shprehur besimin e tij se Paul Pogba

Futboll

Scholes ka shprehur besimin e tij se Paul Pogba

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 13:42
Scholes ka shprehur besimin e tij se Paul Pogba

Legjenda e ‘Djajve të Kuq’ i është drejtuar spekulimeve për të ardhmen e francezit pas paraqitjes së tij mbresëlënëse kundër Leeds, ku regjistroi katër asistime.

Paul Scholes ka shprehur besimin e tij se Paul Pogba do të nënshkruajë një kontratë të re, pasi që tani Manchester United ka një ekip të aftë për të fituar trofe.

Pogba ka vetëm 11 muaj në kontratën e tij aktuale dhe ka pasur spekulime të vazhdueshme se ai mund të largohet nga skuadra këtë verë.

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë qenë të dyja të lidhur me një lëvizje për Pogban, ndërsa një rikthim i mundshëm në Juventus është diskutuar gjithashtu, por Scholes është i bindur se ai do të vendosë të zgjasë qëndrimin e tij në Old Trafford.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë,” tha Scholes për ‘Premier League Productions’ kur u pyet për të ardhmen e francezit. “Unë mendoj se po.

“Kur ai luante disa vjet më parë në një ekip që nuk funksiononte aq mirë sa duket ky, dhe me sasinë e lojtarëve sulmues që ka, aftësinë që ka, mendoj se do të shtonte edhe më shumë në këtë ekip për të ardhmen.

“Unë mendoj se ai do të përfundojë duke nënshkruar një kontratë të re. Nëse ky ekip vazhdon në këtë mënyrë, duke përparuar ashtu siç është – nuk dua të emocionohem shumë – por është një ekip që mund të vazhdojë dhe të fitojë trofe dhe kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë”, ka përfuduar anglezi.

Pogba ka zhvilluar mbi 200 ndeshje në të gjitha garat për ‘Djajtë e Kuq’ që kur u transferua nga Juventusi për një tarifë rekord të klubit prej 89 milion milionë funteve (123 milion dollarë) në verën e vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat