200 mijë euro borxh ish-lojtarit, kjo është arsyeja që u bllokua klubi shqiptar

Futboll

200 mijë euro borxh ish-lojtarit, kjo është arsyeja që u bllokua klubi shqiptar

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:05
200 mijë euro borxh ish-lojtarit, kjo është arsyeja që u bllokua klubi shqiptar

Ditën që Partizani jepte lajmin e madh, të fitimit të gjyqit në CAS ndaj FIFA-s, pra zhbllokimit të merkatos, kjo masë është transferuar te skuadra tjetër kryeqytetase, Tirana. Kampionët kanë marrë lajmin e keq nga FIFA, se nuk mund të bëjnë transferime në janar, për shkak se janë dënuar njësoj si të kuqtë, për mosshlyerjen e një ish-futbollisti.

Fjala është për Mokhtar Cise nga Mali, i cili ka fituar gjyqin me bardheblutë dhe pret të paguhet 200 mijë euro. Nisur nga ky fakt, FIFA nuk lejon të federohen dhe registrohen lojtarë të rinj nga Tirana në merkaton e dimrit.

Një goditje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, që vetëm mbrëmë njoftoi huazimin e lojtarit të kombëtares kuqezi, Taulant Seferi.

Por, pezullimi i merkatos nga FIFA, e bën të pamundur edhe ardhjen e tetovarit, pjesë e Young Boys në Zvicër.

Mbetet të shihet tashmë si do të veprojë klubi bardheblu, do ta shlyejë këtë borxh karshi ish-lojtarit të vet në vitin 2016, i cili luajti 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola me fanellën bardheblu. Pa kryer këtë veprim, as që mund të bëhet fjalë për merkato te 25 herë kampionët e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat