Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës, ka miratuar ligjet për formimin e ushtrisë së Kosvës.
Gashi ka thënë se ushtria e Kosovës po bëhet dhe se akuzuesit e derisotëm, duhet të mbyten në turp.
Ai ka thënë se LDK parandaloi rrezikun qe minoritetet të kenë mbi 30 deputetë në Kuvendin e Kosovës, gjë që sipas tij, do të dërgonte në defunksionalizimin total të Kuvendit të Kosovës, përcjell Bota sot.
Reagimi i Gashit:
Ushtria e Kosoves po behet, akuzuesit e derisotem duhet te mbyten ne turp.
LDK dhe partneret e parandaluan rrezikun qe minoritetet te kene mbi 30 Deputete ne Kuvendin e Kosoves, dhe keshtu te defunksionalizohet totalisht Kuvendi i Kosoves, si dhe te rrezikohet perfundimisht perfaqesimi i shumices se popullates.