Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.
E, ketë dorëheqje, e ka komentuar edhe profesor, doktor Binak Maxharraj.
Maxharraj thotë se pas kësaj dorëheqje presidentit Thaçi nuk i ka mbetur tjetër rrugëdalje për ndarjen e Kosovës, përveç siç thotë ai, të emëroi ndonjë ekspertë nga Beogradi apo nga Moska
Ja postimi i plotë i Maxharrajt
Jep dorëheqje këshilltari për marrëdhënie më jashtë i Hashim Thaçit ai haptas thotë:
Nuk mund të marrë pjesë në planin e ndarjes së Kosovës sepse ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë është alternativa më e keqe.
"Kjo është një tradhti historike për popullin e Kosovës".
Presidentit Hashim Thaçi nuk i ka mbet tjetër rrugëdalje për të realizuar idenë e tij pos që për: këshilltar te rij të emëroi ndonjë ekspertë nga Beogradi apo nga Moska.