Fushatë për rritjen e vetëdijes qytetare rreth mbrojtjes së mjedisit

Aktuale

Fushatë për rritjen e vetëdijes qytetare rreth mbrojtjes së mjedisit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 07:21
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot me fillim nga ora 10:00 do të bëjë lansimin e Fushatës për Mjedisin dhe Javës së Diplomaci për Klimë.

Fushata për Mjedisin do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri në 14 dhjetor 2018.

Uji, Cilësia e ajrit, Menaxhimi i Mbeturinave dhe Efiçienca e Energjisë janë katër shtyllat kryesore të fushatës. Përmirësimi i mjedisit është një nga hapat kryesorë për Kosovën në procesin e integrimit evropian.

Fushata për Mjedisin synon rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit në mesin e popullatës së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe për të sfiduar idenë se mbrojtja e mjedisit është vetëm në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.

Më konkretisht, fushata gjithashtu do të synojë edhe politikëbërësit, akademikët, krijuesit e opinionit, mediat dhe gjeneratat e reja që të angazhohen më aktivisht dhe të bëhen një zë për të ndryshuar situatën alarmante të mjedisit në Kosovë.

Fushata për Mjedisin zbatohet nga Qendra Informative Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Java e Diplomacisë për Klimën është një zotim i BE-së në ndryshimet klimatike, të iniciuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) dhe DG CLIMA. Si ngjarje vjetore zhvillohet në gjithë botën.

Programi i Javës së Diplomacisë për Klimën përqendrohet në ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike, zbutjen e trendeve negative të ndryshimeve klimatike edhe në Kosovë si pjesë e zone më të gjerë gjeografike.

Lansimi i dy fushatave, Fushata për Mjedisin dhe Java e Diplomacisë për Klimë, gjithashtu përfshinë edhe shpalljet zyrtare të:

•          Konkursit të Filmit të Shkurtë të Gjelbër - Fushata për Mjedisin

•          Pastrimit Global të Plazhit - Fushata për Mjedisin

•          Aktivitetit i fotografisë në Instagram duke përdorur hashtagun #givegreenachance -   Fushata për Mjedisin

•          Konferencës "A është Kosova e gatshme për ndryshimet klimatike?" - Java e Diplomacisë për Klimë

•          Paraqitja e Filmit dhe Projektet e Artit Mural - Java e Diplomacisë për Klimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat