Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve - Bota Sot
Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Djali nga Skenderaj figuron gabimisht në aktakuzë se kishte vetëm 5 vjet në luftë, është në listën e mashtruesve

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Në aktakuzën e veteranëve mashtrues gjendet edhe një banor i Kosterc të Skenderajt. Aty, figuron se në kohën e luftës, Dan Dervishi kishte pesë vjet në luftë. Figuron gabimisht se është i lindur më 1991. Në dokumentet e Ministrisë së Brendshme i njëjti figuron se ka lindur më 1981. Dervishi ka konfirmuar se vitin e lindjes e ka 1981 derisa ka thënë shkurt se ka qenë në luftë.

Dervishi bashkë me më shumë se 19 mijë veteranë tjerë që dyshohen se janë të rrejshëm janë përfshirë në listën përfundimtare të mashtruesve, në aktakuzën e dërguar në Prokurori.

Dan Dervishi, i kontaktuar nuk ka dashur të komentojë pse është përfshirë në aktakuzën e Blakajt. Vetëm ka thënë se është i lindur në vitin 1981 e jo siç është në aktakuzë në vitin 1991.

“Jam kanë në luftë”, ka thënë Dervishi të shtunën.

Aktakuza e përgatitur nga prokurori Elez Blakaj me mijëra veteranë të rrejshëm, po fillon të zbardhet.

Të premten Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave,  të gjithë pjesëtar të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.

Të akuzuarit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test