Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se ritmi i zhbërjes së shtetësisë së Kosovës po përshpejtohet.
“N’vitin 2018 konsiderohet sukses ngritja e barrikadave anti serbe n’zemër t’Kosovës. Nëse e shikon skenën pa zë dhe pa koment të duket se je duke pa inçizim të vitit 1989 (Kur i bllokonim « dërgesat » e Beogradit me mjete alternative). Tashmë veç jemi fut në ciklin syrrealist të vakive tona. Miq, ritmi i zhbërjës së Kosovës po përshpejtohet”, ka shkruar Kraki, përcjellë “Bota sot”.