Bill Clinton sot feston 72 vjetorin, e shqiptarët e Kosovës bashkë me të

Aktuale

Bill Clinton sot feston 72 vjetorin, e shqiptarët e Kosovës bashkë me të

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 07:42
Bill Clinton

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 72-të.

Me këtë rast shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni  të festimit, duke filluar nga ora 11:00

“E veçanta e këtij manifestimi, përpos telegramit të urimit që do ti dërgohet Presidetit Clinton është se për nder të kësaj date, në emër të shoqatës e besojmë edhe gjithë popullit shqiptar z.Clinton por edhe zonjës Hillary, dhuratë nga një parë veshje tona nacionale me një mesazh besojmë shumë domethënës.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Do të ketë edhe tortë e dolli festive për nder të kësaj date.

Aktiviteti zhvillohet në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Rr. “Lah Nimani”, No-16. Prishtinë. Rrugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat