Vëllai i Ibrahim Matoshit, apel liderëve të Kosovës dhe diplomatëve të huaj për lirimin e vëllait të tij - Bota Sot
Vëllai i Ibrahim Matoshit, apel liderëve të Kosovës dhe diplomatëve të huaj për lirimin e vëllait të tij

Aktuale

E martë, 25 shtator 2018

Vëllai i Ibrahim Matoshit, apel liderëve të Kosovës dhe diplomatëve të huaj për lirimin e vëllait të tij

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 12:08
Ibrahim Matoshi

Vëllai i shqiptarit të arrestuar këtë javë në Serbi, Ibrahim Matoshi, u ka bërë apel drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe diplomatëve e shefave të misioneve të huaja në vend që të angazhohen për lirimin e tij.

Ibrahim Matoshi, nga Kmetovci i Gjilanit, u arrestuan të hënën në pikën kufitare Dheu i Bardhë derisa po kthehej për në Gjermani pas pushimeve të kaluara në vendlindje dhe po mbahet në arrest në Vranjë në bazë të një akuze të vitit 1999.

Më poshtë postimi i plotë i Musli Matoshit:

Të nderuar, 

President Hashim Thaci, Kryeministër Ramush Haradinaj, Kryeparlamentar Kadri Veseli, Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Ministre e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha; Avokat i popullit Hilmi Jashari,

Të nderuar

Përfaqësues të partive politike, Odës së Avokatëve, shoqërisë civile dhe mediave;

Sic e dini, vëllaun tim dhe bashkëqytetarin tuaj, Ibrahim Matoshi, e ka arrestuar policia serbe me datën 13 Gusht , në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ibrahimi akuzohet nga organet serb për një krim i cili ka ndodhur në shtator të vitit 1999 në fshatin tonë, Verbicë e Kmetocit, komuna e Gjilanit. Të gjithë ata që e njohin Ibrahimin, e dinë se kjo akuzë serioze është e fabrikuar për qëllime të cilat nuk janë të njohura për ne. Nisur nga fakti se ky është një rast i montuar ndaj një qytetari të Kosovës, ne nuk kemi aspak besim në drejtësinë serbe.

Dua t’ua bëjë me dije se mbrojtja e Ibrahimit i tejkalon mundësitë tona familjare. Mbrojtja e Ibrahimit kërkon reagim dhe mbështetje institcionale dhe është shëndrruar në temë politike që duhet të diskutohet në mes të dy shteteve me qëllim që të mbrohen qytetarët e tjerë që mund të bëhen pre e fabrikimeve të tilla.

Jemi të vetëdijshëm se Ibrahimi ka hequr dorë nga nënshtetësia kosovare për arsye procedurale, mirëpo kjo nuk ju liron juve nga përgjegjësia institucionale për mbrojtjen e një bashkë-kombasi tuaj. Fakti që Ibrahimi vazhdon të vij sa herë që i ipet rasti në Kosovë, e kjo është së paku dy herë në vit, tregon se sa ka hequr dorë ai nga Kosova. Si do të ndiheshit dhe cfarë to të thoshit nëse Ibrahimi do të fitonte ndonjë cmim prestigjioz ndërkombëtar në fushën e tij profesional –Stomatologjië Prandaj, Ibrahimi dhe ne si familja sot kemi nevojë për ndihmen tuaj institucionale, politike profesionale. Duke i ndihmuar Ibrahimit ju i ndihmoni institucionet dhe qytetarët e Kosovës, që është përgjegjësi dhe obligim i juaji institucional.

Të nderuar,

Përfaqësuese e BE-së në Kosovë Znj Natalyia Apostolova, shef i Misionit të OSBE z. Jan Braathu, përfaqësues të Quint në Kosovë,

Meqënëse jeni përfaqësues të organizatave amë, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe jeni përfaqësues të shteteve respektive që i mbrojnë të drejtat e njeriut sipas parimeve të specifikuara në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ju bëjmë thirrje që të na ndihmoni për lirimin sa më të shpjetë të Ibrahimit.

Duke e pasur parasysh faktin se organizatat dhe shtetet e juaja respektive janë të përfshira drejtëprdrejt ose tërthorazi në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve, si dhe ndërtimin e bashkëjetesës në mes të etnive të ndryshme në Kosovë dhe në rajon, ua bëjmë me dije se arrestimi i Ibrahimit është në kundërshtim me parimet e këtij procesi. Ai është viktim e një rasti tërësisht politik të planifikuar dhe zbatuar nga organet serbe. Prandaj kërkojmë nga ju që rastin ta raportoni tek organizatat dhe qeveritë e juaja gjegjëse si dhe të ushtroni ndikimin tuaj diplomatik, politik, e profesional që Ibrahimi të lirohet sa ma shpejtë për shkak se ai po akuzohet për një rast të fabrikuar pa kurrëfar baze, dëshmie, e dëshmitari.

Të nderuar bashkqytetar,

Dua të ju njoftoj se së bashku me disa aktivist për të drejtat e njeriut planifikojmë organizimin e një proteste në Gjilan në mbrotje të Ibrahimit. Protesta të ngjashme planifikojmë të orgaizojmë edhe në Prishtinë ku janë të përqëndruara institucionet tona dhe ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm se gjendemi në një situatë të tensionuar politikisht dhe një shkëndijë e vogël mund të ndezë zjarre të mëdha, mirëpo jemi të detyruar të mbrojmë Ibrahimin disi. Kjo është mundësia e vetme që e kemi. Ajo që i ka ndodhur atij sot mund të ju ndodhë nesër edhe juve. Prandaj, ju bëjmë thirrje që të na bashkangjiteni në masë sa më të madhe.

I juaji sinqerisht,

Musli Matoshi

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test