Vdes avokati i njohur, babai i kryeprokurorit të shtetit - Bota Sot
Vdes avokati i njohur, babai i kryeprokurorit të shtetit

Aktuale

E diel, 23 shtator 2018

Vdes avokati i njohur, babai i kryeprokurorit të shtetit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:21
Nikë Lumezi

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81 vjeçare ndërroi jetë Nikë Lumezi, një ndër juristët e parë në Kosovë, që ushtroi funksione me rëndësi në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pasluftës.

Me përvojën e tij shumëvjeçare ka dhënë kontribut në fushën e drejtësisë si gjyqtar në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese të Kosovës, anëtar i Qeverisë së Kosovës, zëvëndës Ombudsperson i Kosovës.

Në vitet e fundit ushtroi detyrën e avokatit. Gjatë karrierës së gjatë ka dhënë kontribut në hartimin e shumë projektligjeve të Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë penale.
Mbledhja Komemorative e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, mbahet në Hotel Sirius, me datë 18.08.2018, në orën 9:30.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën me datë 18.08.2018, në varrezat e qytetit të Prizrenit në orën 14:00.

Mesha mbahet në orën 11:00 në Katedralen e Prishtinës, kurse kortezhi i funeralit niset pas përfundimit të meshës.

Nikë Lumezi është babai i kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test