Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi, një person i shkon në shtëpi dhe... - Bota Sot
Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi, një person i shkon në shtëpi dhe...

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kërcënohet familja e Presidentit Thaçi, një person i shkon në shtëpi dhe...

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 16:04
Hashim Thaçi me familje

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas burimeve, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët.

Arsyeja e kërcënimit sipas burimeve të kallxo është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.

“Vëllai i presidentit është ankuar për kërcënim”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka shtuar se motivi i kërcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.

“Personi është arrestuar dhe unë kam kërkuar paraburgim për të”, ka thënë prokurorja Sylejmani.

Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japë më shumë detaje.

Avni Zaiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i tha medias se një person është ankuar në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim.

Sipas Zahitit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.

Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.

Media ka kontaktuar edhe me këshilltarin e presidentit Artan Behrami, i cili ka premtuar që pasi të marrë informacione do ofrojë një qëndrim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test