Agim Bahtiri “sulmon” Kadri Veselin - Bota Sot
Agim Bahtiri “sulmon” Kadri Veselin

Aktuale

E diel, 19 gusht 2018

Agim Bahtiri “sulmon” Kadri Veselin

Nga: D.RR Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:23
Agim Bahtiri dhe Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka qenë në Mitrovicë për të vizituar stadiumin olimpik “Adem Jashari”, e gjatë vizitës atje nuk ishte takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Bahtirit siç duket i ka mbetur hatri nga injoranca e Veselit, pasi që në një status në Facebook, e ka quajtur injorant duke e akuzuar se për shkak të partisë së Veselit, Mitrovica është ndarë në jug e veri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari", e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri.

Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një.

Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t'iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që i'a dhuruat Mitrovicës, andaj ju falenderoi në emër të qytetareve për këtë mirësi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test